Torturat më çnjerëzore në histori! Bindja e shkencëtarëve, pasi zbulojnë skeletin e një adoleshenti Mesjetar (FOTO)
Transmetuar më 17-09-2019, 18:27

Skeleti i copëtuar i një njeriu të ri, i cili i përket periudhës së Mesjetës, i gjetur në Milano, zbuloi se para vdekjes ai kishte pësuar tortura çnjerëzore.

I riu ishte qëlluar edhe me shpatë ose shtizë, pasi kishte vdekur, ndërsa dyshohet se ishte torturuar në "një nga rastet më të tmerrshme të shënuara ndonjëherë".

I riu besohet se ka qenë midis moshës 17 dhe 20 vjeç, kur vdiq nga një vdekje jashtëzakonisht të dhimbshme në Milano, thanë studiuesit e skeletit.

Skeleti i tij u gjet me ndërprerje të krahëve dhe këmbëve, plagë nga armë të mprehta, si dhe i kishte të thyera edhe eshtrat e fytyrës dhe kafkën.

Studiuesit shkruajnë se është hera e parë që një "viktimë" e Mesjetës është përshkruar nga shkencëtarët.

Studimet mbi kockat e tij të copëtuara zbuluan se ai jetoi midis viteve 1290 dhe 1430.

Ekspertët thonë se ai u rrah në mënyrë të tmerrshme dhe u torturua në një "rrotë me timon", por u bë përpjekje për t’i dhënë mes torturave fund jetës së tij. Kjo përpjekje duket se dështoi dhe ai ka të ngjarë të ketë pasur një vdekje e ngadaltë nga plagët e tij.

Nuk dihet se për cilin krim u ndëshkua ai, por studiuesit thonë se mund të kishte qenë thjesht jeta ndryshe nga pjesa tjetër e shoqërisë, pasi ato dënoheshin ashpër në atë kohë./a.m/NOA.al

Loading...
Loading...