Transmetuar më 17-09-2019, 17:33

Që auditoret dhe oborret akademike, nuk kanë më lidhje me dijen, kjo është e ditur nga publiku i gjerë.

Që notat dhe diplomat blihen dhe shiten dhe që ndërhyrja e shtetit për të ndalur këtë fenomen negativ, fenomen që nuk haset as në një vend tjetër të Europës, madje as në botë, edhe kjo dihet.

Por që ka edhe skandale seksuale, kjo po provohet gjithnjë e më shumë dhe po ashtu shërben si një këmbanë alarmi, për të ndryshuar gjendjen katastrofike ku ndodhen universitetet tona.

Auditoret e Universitetit dhe mënyra sesi merren provimet, përveç parave dhe mikut, do të jenë në qendër të skandalit të emisionit “Stop” në TV Klan. Ky emision thotë se ka dokumentuar me zë dhe figurë, përmes kameras së fshehtë sesi pedagogu i kërkon një studenteje raport intim, në këmbim të marrjes së provimeve.

Jo vetëm lëndën e tij, por nëse vajza është e gatshme, për atë që i kërkon profesori, ai do t’ia zgjidhë të gjitha provimet, duke korruptuar edhe kolegët me njohje e dhurata.

Pritet të bëhet publik rasti, si dhe universiteti dhe pedagogu, në fjalë. /a.m/NOA.al