Transmetuar më 17-09-2019, 16:35

Të paktën 26 vetë u vranë dhe mbi 40 të tjerë u plagosën nga një shpërthim në afërsi të një tubimi zgjedhor në Afganistan.

Në këtë ngjarje tragjike, në Çarikar, kryeqytet i provincës Parvan, merrte pjesë edhe presidenti afgan, Ashraf Ghani, por një ndihmës i tij tha se Ghani nuk është plagosur nga kjo ngjarje.

Kreu i spitalit të provincës, Abdul Qasim Sangin, tha se shumica e viktimave duket se janë civilë dhe se në mesin e tyre ka gra dhe fëmijë.

Një zyrtar i qeverisë lokale tha se sulmi është kryer nga një kamikaz.

Përgjegjësinë për të nuk e mori ende asnjë grup deri tani.

Në një tjetër ngjarje të rëndë në Afganistan, të paktën tre persona u vranë nga një shpërthim në qendër të Kabulit, tha policia.

Militantët talibanë kanë kërcënuar se do t’i përshkallëzojnë sulmet për t’i shkurajuar njerëzit nga votimet në zgjedhjet presidenciale të 28 shtatorit, në Afganistan.

Javën e kaluar, Presidenti amerikan Donald Trump përfundoi bisedimet me talebanët duke kërkuar të arrijë një marrëveshje për tërheqjen e mijëra trupave amerikane nga Afganistani në këmbim të garancive të sigurisë nga ky grup.

Bisedimet, të cilat nuk përfshinin qeverinë afgane, kishin si synim fillimin e negociatave më të gjera për paqen./a.m/NOA.al