Transmetuar më 17-09-2019, 14:21

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në Krujë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur në rrugën e Qafështamës, fshati Mafsheq, në Krujë.

Raportohet se një fuoristradë ka dalë nga rruga dhe përfundoi në greminë.

Mësohet se nga ky aksident ka humbur jetën një person si dhe janë plagosur dy të tjerë.

Humbi jetën shtetasi Qazim Basha, si dhe janë plagosur rëndë edhe dy personat e tjerë të cilët ndodheshin në makinë, Besim Karaj e Ermir Zyflia.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

Informacion paraprak i Policisë mbi ngjarjen:

"Më datë 17.09.2019, në fshatin Mafsheq Krujë ka dalë nga rruga mjeti me targa AA 658 BO, ku për pasojë ka humbur jetën shtetasi Q.B., 52 vjeç, dhe janë dëmtuar shtetasit E.Z., 32 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe shtetasi B.K., 56 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Krujës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/a.m/NOA.al