Transmetuar më 17-09-2019, 14:12

Armina Mevlani, blogerja e njohur, ka ndarë një postim dhe një foto në rrjetet sociale, duke ngritur sërish dyshime të mëdha.

Në foto duket një prind që fotografon një bebe, dhe më pas nga ana tjetër po i njëjti prind që fotografon dhe luan macet. “Njerëzit në moshën time dhe unë”- shkruhet në foto, teksa ajo ka bërë krahasimin, duke shprehur kështu dëshirën që të ketë fëmijë.

Armina Mevlani me sa duket ka vendosur t’i lërë mënjanë macet.

Ajo bashkëjeton prej kohësh me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit, Sali Berisha.