Transmetuar më 17-09-2019, 13:07

Nëse mendoni se keni parë ndonjë iriq të bukur do të ndryshoni mendim pasi të njiheni me iriqin më të famshëm në botë.

Herbee nga Gjermania, njihet si “iriqi më i lumtur në botë” dhe ka një faqe të vetën në Instagram (sigurisht të menaxhuar nga njerëzit që e zotërojnë) dhe po bën për vete gjithnjë e më shumë njerëz.

Ai është bërë i famshëm nga fotot e veçanta, ku shfaqet gjithmonë i qeshur. Iriqin mund ta gjeni në Instagram me emrin @mr.pokee dhe ka mbi 1,5 milionë ndjekës.

Talitha Girnus është vajza që zotëron Herbee-n dhe që më parë ka pasur një tjetër “iriq të lumtur” të quajtur Mr.Pokee.

Pasi ky i fundit ngordhi ishte Herbee që zuri vendin e tij dhe që vazhdon t’i frymëzojë njerëzit po aq sa Pooke. Fotot nga udhëtimet e tij në gjithë botën frymëzojnë njerëzit dhe numri i ndjekësve të tij shtohet dita-ditës.

“Gjithçka filloi kur një iriq i quajtur Mr.Pokee na mësoi të jemi të lumtur dhe të buzëqeshur”, -shkruhet në profilin e iriqit.