Transmetuar më 17-09-2019, 12:16

Fundjavën që shkoi Jonida Vokshi kurorëzoi dashurinë e saj me aktorin Besnik Krapi.

Aktorja dhe moderatorja e njohur ka ndarë me fansat disa foto nga ceremonia e saj e martesës.

Aktorja shprehet se dasma ishte momenti më emocionues i jetës së saj.

“Momenti më emocionues i jetës sime,”-shkroi ajo në përshkrimin e fotove.

Celebrimin e martesës ia kishte besuar shoqes së saj të zemrës, këngëtares Elvana Gjata.

Kjo e fundit ndezi atmosferën.

Ceremonia u mbajt në plazhin e Golemit, ku duhet theksuar se nuk pati shumë të ftuar, veç një rrethi shumë të ngushtë miqsh të aktores, si dhe familjarë e të afërm të saj. /a.m/NOA.al