Gjykata në Kosovë dënon një burrë me 30 vjet burg për nxitje vrasjeje
Transmetuar më 17-09-2019, 06:37

Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi me 30 vjet burgim të akuzuarin Enver Sikiraqa, pasi e shpalli fajtor për shtytje në veprën penale vrasje e rëndë.

Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sipas aktakuzës, Sekiraqa e ka nxitur Arben Berishën në vrasjen e Triumf Rizës, më 30 gusht, 2007, në Prishtinë.

Triumf Riza ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Në muajin maj të vitit 2016, gjykata e ka gjetur fajtor dhe e ka dënuar Enver Sekiraqën me 37 vjet burgim.

Pas ankesës së mbrojtjes së tij, Gjykata e Apelit e ka kthyer çështjen në rigjykim.

Më herët, gjykata e ka dënuar Arben Berishën, autorin e vrasjes së Triumf Rizës, me 35 vjet burgim.

Loading...
Loading...