Transmetuar më 16-09-2019, 23:09

Pas suksesit të fundit me Kombëtaren shqiptare kundër Islandës Odise Roshi ka vijuar ecurinë pozitive edhe në kampionatin rus.

Mesfushori fierak ka shënuar gol në kampionatin rus për skuadrën e tij.

Këtë herë Roshi ka shënuar në kampionatin rus, në sfidën mes Rostovit dhe Akhmat Groznyt, që u mbyll me rezultatin 2-1 të skuadrës vendase.

Roshi ekzekutoi saktë një 11-metërsh të fituar nga skuadra e tij në pjesën e parë, ndërsa në 45-minutëshin e dytë Rostovi shënoi dy herë, duke shfrytëzuar faktin që Akhmati mbeti edhe me 10 futbollistë.

Më poshtë keni golin e futbollistit shqiptar./a.k/noa.al/