Transmetuar më 16-09-2019, 20:06

“Shpirtërisht në mendjen time, ceremoninë e kemi pasur të katërt. Ka qenë edhe bebushi i dytë bashkë me ne në këtë gëzim të madh!”, u shpreh Miriam, kohë më parë.

Por Alban Skënderaj, afër muajit të shtatë të shtatzënisë së bashkëshortes, ka surprizuar fansat me një foto të ëmbël.

Ai ka publikuar në Instagram, foto të Miriamit duke e shoqëruar me përshkrimin “Tre arsye për të jetuar”.

Pas katër vitesh Ameli do të bëhet me një motër ose një vëlla e ndonëse Miriami kishte pak frikë mos vogëlushja do të ishte xheloze, nga kjo foto shohim që ajo mezi e pret që mami Miriam të lindë.

Në maj të këtij viti Albani dhe Miriami celebruan dashurinë 12-vjeçare me një martesë private në Maldive.

Miriam tregoi se në momentin që e morën vesh që do të bëheshin prindër për herë të dytë, ata ishin në muajin e mjaltit, në ishullin e njohur ekzotik./a.m/NOA.al