Transmetuar më 16-09-2019, 19:07

Mia Khalifa është kritikuar nga fansat për tradhtinë ndaj "West Ham", në mediat sociale.

Ish aktorja e filmave porno ndoqi  të Dielën ndeshjen mes Watford dhe Arsenal, duke u shndërruar pjesëmarrjen e saj, në një moment argëtimi për tifozët.

Khalifa është një tifoze e West Ham dhe në të kaluarën ka qenë shpesh në Stadiumin e Londrës. Kur një fanse e pyeti me shpresë për ta takuar atë në ndeshjen ndaj Sheffield United muajin tjetër, ajo tha: "Oi, WestHam, më ftoni të bëj që këta djem të ëndërrojnë."

"Paguajeni biletën?", – i tha një mbështetës.

"Por ju jeni një tifoz i Watford tani," e pyeti dikush tjetër dhe ajo tha se nuk kishte shkuar për të parë Arsenalin.

Por tifozët e West Ham i thanë sesi mund të shkonte e të shihte Watford. "Ne jemi tifozë shumë besnikë, Mia," i tha njëri prej tyre në rrjetet sociale.

Ajo tha se ishte në stadium dhe veshi fanellën e Watford, për inat të Arsenal, skuadra e Granit Xhakës.

Pati ftesa të shumtë nga tifozë të skuadrave të tjera të Premier League për të.

Por Khalifa u mbrojt duke iu përgjigjur, një përkrahësi: "Unë nuk do të them kurrë jo, për një ftesë në stadium, kur ajo të më ofrohet".

Në vitin 2018, Khalifa pranoi se ajo ishte një fanse e West Ham. .

"Kam parë huliganët e Green Street kur isha i re dhe që atëherë kam dashur West Ham," tha ajo.