Transmetuar më 16-09-2019, 18:03

Ka qenë sot një ditë e veçantë për mijëra fëmijë në mbarë vendin. Ata u ulën për herë të parë në bankat e shkollës.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tregoi sot të njëjtat emocione, teksa shoqëroi djalin për në shkollë.

"Para se im bir, Itien të hidhte hapat e vegjël për të ndjekur zilen e parë të shkollës për këtë vit të ri shkollor, përtej emocioneve si nënë, munda t’i pëshpërit edhe këshillat e fundit për ta përqafuar fuqinë e librit, respektuar fjalën e mësuesit dhe më e rëndësishmja për t’u bërë njeri i mirë për të nesërmen", tha Gjonaj, në mesazhin shoqëruar edhe me foto.

"Sot, për të fillon një kapitull i ri ku bashkë me shokët dhe shoqet do të nisë të vrapojë drejt ëndrrave të panumërta që shpesh projektojnë fëmijët në botën e tyre të madhe shpirtërore", shtoi ajo.

"Zgjodha klasën e tim biri, që të përcjell dashamirësisht të gjitha urimet më të mira për çdo nxënës që ulet në bankën e dijes për të çelur horizonte të reja."

Në mes të shokëve dhe shoqeve të klasës, së bashku me mësuesen Luljeta Ujkashin e cila ka reflektuar gjatë gjithë këtyre viteve përkushtim dhe përkujdesje për edukimin e fëmijëve tanë.

Ministrja uroi stafin pedagogjik të shkollës, nxënësit, mësuesi dhe prindërit në mbarë vendin për këtë ditë të veçantë!/a.m/NOA.al