Transmetuar më 16-09-2019, 17:59

Shqiptarët sot kanë në duart e tyre mbi një milionë karta bankare. Karta është një mjet praktik dhe i sigurt pagese. Por, nëse të gjitha kartat janë të dobishme, ka prej tyre që i japin përdoruesit privilegje të mirëfillta.

Duke përdorur kartat Mastercard nga Credins Bank ju do të blini më lirë! Të gjithë klientët e Credins Bank që kanë një kartë krediti ose debiti Mastercard World dhe Mastercard Gold do të përfitojnë ulje të ndjeshme të çmimeve në shërbime të lidhura me turizmin dhe blerjet online.

Me projektin “Mastercard European Privileges Portfolio 2019” të gjithë klientët që mbajnë njërën prej kartave të mësipërme do të paguajnë çmime deri në 20% më të lira në disa prej ofruesve më të mëdhenj të këtyre shërbimeve.

Ja markat që janë pjesë e kësaj skeme dhe përfitimet përkatëse:

20% për makina me qira në AVIS

Një nga kompanitë më të mëdha për makina më qira e njohur për besnikëri ndaj klientëve dhe inovacion, operon në 5,550 lokacione të ndryshme, ne 165 vende të botës. Oferta do të jetë e vlefshme pa afat, deri në një njoftim tjetër nga banka.

10% për çdo makinë me qira dhe anëtarësim në skemën e shpërblimeve të Hertz

Një nga markat më të njohura botërore të shërbimit të marrjes me qira të makinave. Operon në 7,700 lokacione, të vendosura në 145 shtete dhe në 69 aeroporte europiane. Oferta është e vlefshme deri në 31 dhjetor 2020.

10% për makinë me qira nga Enterprise

Një nga kompanitë më të rëndësishme botërore për ofrimin e këtij shërbimi. Operon në mbi 7,800 pika dhe ofron një gamë të gjerë makinash. Oferta është e vlefshme deri në 31 mars 2020.

10% per rezervim hoteli në hotels.com

Një nga kompanitë më të mëdha në botë për rezervim online të hoteleve, prezente në 85 website, 325 mijë vende për të qëndruar ne 19 mijë njësi të ndryshme akomoduese. Oferta është e vlefshme deri në 31 dhjetor 2019.

15% për cdo blerje në Bicester Village Shopping Collection

Fshatra komerciale me mbi 1,200 dyqane dhe brande mjaft të njohura. Oferta është e vlefshme deri në 31 dhjetor 2020.

15% për çdo blerje Yoox Shopping Art& Design.

Një nga kompanitë e shitjeve online më prestigjioze në botë. Ofron kryesisht marka luksi për veshje, art dhe dizajn në mbi 180 vende të botës. Oferta është e vlefshme deri në 1 korrik 2020.

Guidë dhe përzgjedhje vendesh preferenciale në Disney

Disney Park një nga qendrat më mahnitëse për argëtim. Oferta është e vlefshme deri në 31 prill 2023.

Si të pajiseni me një kartë Master nga Credins Bank

Mjafton vetem me një mjet identifikimi për pajisjen me karte debiti Mastercard World si dhe vertetim te ardhurash ne rasten e kartes se kredit Mastercard World ose Gold.

Gjithashtu mund te aplikoni online nepermjet faqes se internetit: www.bankacredins.com

Pse Credins Bank? Credins Bank është banka më e madhe me kapital shqiptar. E krijuar në vitin 2003, ajo sot numëron mbi 300 mijë klientë, të cilëve iu shërben një rrjet prej 58 degësh dhe një staf i përkushtuar prej më shumë se 900 punonjësish. Në qershor 2019, Credins zotëronte asete totale në vlerën e rreth 1.7 miliardë eurove, me një rritje prej 11% me bazë vjetore.

Pse Master Card? Mastercard është njëra prej kompanive më të mëdha botërore të shërbimeve të pagesave. Në të gjithë botën qarkullojnë afërsisht 1 miliardë karta krediti dhe debiti me logon “Mastercard”. Mastercard është e pranishme në 210 vende të botës dhe ofrohet në 150 valuta të ndryshme. Kompania proceson çdo ditë pagesa në vlerën e mbi 16 miliardë dollarëve amerikanë.