Transmetuar më 16-09-2019, 16:46

Në Beograd në paradën e homoseksualëve kryesisht për mbrojtjen e të drejtave të këtij komuniteti. Kryeministrja serbe Ana Brnabic, një homoseksuale e deklaruar, bëri apel për paqe dhe tolerancë.

Parada "gay" në Serbi, nisi me këngët e Dua Lipës.

Është hera e gjashtë që organizohet protesta për të drejtat e këtij komuniteti.  Qindra aktivist nga i tërë rajoni janë mbledhur për të kërkuar më shumë të drejta. Parulla dashurie duan të çojnë dhe të drejta për të gjithë.

Parada e Krenarisë së Beogradit përfundoi pa asnjë incident.

Mes parullave të komunitetit LGBT veçohej, "Shqiptarët janë vëllezërit tanë".

Pjesëmarrësit e paradës tundnin flamuj me ngjyra ylberi dhe bartnin pankarta duke deklaruar vendosmërinë e tyre për të mos hequr dorë nga të drejtat e tyre. Policia arrestoi pesë persona në një protestë të kaluar, e cila pati edhe përleshje.

Një mesazh për paqe dhe dashuri e solli edhe kryeministrja serbe, Ana Brnabic, e cila është e deklaruar si pjesë e komunitetit. Ajo tha se po bëhet gjithnjë më e lehtë, por ka ende punë për të bërë. Bashkë me partneren e saj, një mjeke nga kryeqyteti serb, ajo u paraqit në mbështetje të kësaj parade.

“Kjo është e rëndësishme për Serbinë, pasi jepet mesazh për paqe dhe tolerancë,  dhe kjo është diçka që duhet ta kultivojmë edhe më shumë”, tha ajo.

Ndryshe nga herët e kaluara, ata që e kundërshtojnë tani paradën janë vetëm një numër i vogël njerëzish, kryesisht konservatorë që këndojnë këngë patriotike dhe kishtare për të mbrojtur familjen. Të dyja palët u përballen, por vazhduan në drejtimet e tyre.

Në këtë paradë kanë qenë edhe dhjetëra shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova që kanë qëndruar në Serbi prej disa ditësh.

Dy prej tyre, thonë se mbështetja për tërë rajonin tregon progres për të gjithë. Ajo që ngelet shqetësuese për ta është se diskriminimi vazhdon pavarësisht ligjeve progresiste që sjellin qeveritë.

Qeveria serbë u premtoi se do të punohet për mbështetjen e tyre. Kryeministrja serbe tha se gjithçka një ditë do të jetë normale. /a.m/NOA.al