Transmetuar më 16-09-2019, 14:54

Sot është një ditë e veçantë për vendin tim. Sot të gjithë fëmijët dhe të rinjtë fillojnë viti e ri shkollor.

Sot fillon beteja për të realizuar ëndrrat e fëmijëve që një ditē ata të bēhen të zot për të ndërtuar të ardhmen e tyre, në ketë vend të bukur e të bekuar, që është Shqipëria.

Urimin më të veçantë kete dite dua tua dedikoj vogëlushëve të klasave të para dhe prindërve të tyre.

Teksa kalonin në mengjes me prinderit përdore e tufat e luleve në dorë, në sytë e tyre dhe në dorën e shtrënguar tek prindërit sheh se gëzimi po dhe frika përpara të panjohurave, kurioziteti po dhe pasiguria, i bënë ata më të brishtë sot.

Të dashur vogëlushë duajeni shkollën dhe mësoni pa fund, gëzoni dhe punoni sa më shumë, se vetëm dija është pjesa e invstimit më të madh që familja mund të bëj për ju dhe që shoqëria ua ka borxh.

Duajeni librin dhe mbajeni mirë atë, se libri është kulturë dhe dije.Ju fëmijët të dashur, librin duhet ta vlerësoni si gjene më të shtrenjtë dhe thesarin më të çmuar, që ndër vite do ju bêjë të ndjeheni krenarë.

Sot shkolla filloi me 100 mijè nxenës më pak. Kjo për secilin prej nesh është nje klithmë e madhe, që tregon se të rinjtë dhe familjet shqiptare po braktisin shqipërinë.

Emigrimet masive të shqiptarëve jashtë vendit, si dhe ulja e lindshmërisë kanë bërë që në këtë vit shkollor të ketë më pak fëmijë që ulen në banka.

Investimet në arsimit janë nga më të ultat në Rajon. Qeveria është shumë larg asaj që shkruan, për njē GDP 4 për qind për arsimin Shqiptar.

Të nderuar mësuses, siç thotë Aristoteli: “Prindi është ai që e sjellë fëmijën në jetë, po mêsuesi është ai që i besohet integrimi nëpermjet edukimit dhe formimit të tij në shoqëri”.

Ju keni një mision të madh kombetar përpara për edukimin dhe mirëarsimin e fëmijëve dhe të rinjve. Ndonëse sot gjendeni në udhekryqin e një sitemi që ende nuk ka kornizën e edukimit të perfunduar, ndonëse ndodheni përpara sfidave të një pune ende jo të mirëpaguar, ndonëse ndodheni përpara pasigurisë dhe mos marrjes se nje kualifikimi me standart, ju bëjeni detyrën tuaj me devocion, si atdhetarë që jeni, se vetem keshtu mund ta bejme kete vend të jetueshëm per femijet tanë, vetem keshtu mund ti themi stop hemorragjisë se braktisjes se vendit, vetëm keshtu mund të mbrojmë e të kultivojmë vlerat e gjuhës e kombit, e cila sa po vjen e degratohet, vetëm së bashku mund të ndalim te keqe që Shqiptaria te jete vendi i shqiptarëve e te mos braktiset nga te rinjtë.

Te nderuar dhe te vleresuar prinder. Ju jeni të bekuar qe keni sjelle ne jete keta fëmijët dhe bashke me ta po perjetoni periudhën me te mrekullueshme e sfidante te prinderimit. Ne diten e sotme ju ftoje qe te behemi bashke e te mos rreshtim se punuari per te ndihmuar qe femijet tane dhe tuajt te rriten me femijeri te sukseshme dhe rini te bukur, ku mesimi dhe procesi mesimore te jete sfida e perbashket tona, per te mos pasur me shkolla me turne, mjedise shkollore pa mjete mesimore, shkolla te braktisura, tekste mesimore me gabime shkencore, mjedise hidro-sanitare jashte standartit, klasa te mbi populluara, mesues te pamotivuar dhe nje shkolle qe nuk realizon misionin e saj.

Le te jemi bashke te gjithe dhe te sfidojme te keqen per te mbjelle te miren, driten dhe dashurine. Fillim të mbare vitit shkollor 2019. E ardhmja ju perkete femijeve dhe te rinjve ! Gezuar !