Transmetuar më 16-09-2019, 12:16

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka folur për vendimin e pritshëm të Gjermanisë që sipas tij po shkon drejt një “PO-je” për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Balla tha se motori i politikëbërjes Europës, Gjermania është drejt hapjes së negociatave.

“Fakti që motori politikëbërjes së Europës që është Gjermania dhe vendeve  të tjera po shkojnë drejt një  PO-je, kjo është një arritje historike’, tha ai.

Balla ka folur dhe në rast se BE merr vendim për të çelur negociatat me kushte. Sipas tij kushtet në procesin e integrimit janë një gjë normale që e kanë patur dhe vendet e tjera.

“Në historinë e procesit të bisedimeve me vendet anëtare , gjithmonë fillimi i bisedimeve ka çështje prioritetesh. Kërkohen reforma në të gjithë sektorët, Shqipëria ka një avantazh ndër vendet e tjera, se kapitujt e parë dhe që do mbyllen të fundit për shtetin e së drejtës dhe lufta kundër krimit të organizuar.

Gjithmonë procesi procesi i integrimit europian shoqërohen me standarde dhe kushte që vendet anëtare duhet ti përmbushin. Edhe vendet që janë sot anëtare të BE-së, gjatë kohës që shoqërohen me kushte për të hyrë në Shengen shoqërohen me kushte’, tha ai.

Ndër të tjera, Balla tha se asnjë forcë politike nuk mund të mbajë peng reformën zgjedhore. Ai shtoi se qeveria është e gatshme të bashkëpunojë edhe me PD për reformën zgjedhore.

“Dëshira jonë ka qenë që reforma zgjedhore të kryhet me dakordësinë e një spektri  të gjerë të politikës shqiptare. Përpjekjet tona për të arritur një konsensus të gjerë edhe me PD do të vijojë. Javës tjetër do të kemi një tryezë të parive politike për të shprehur këndvështrimin e tyre.

Askush nuk duhet të mbajë peng rrugën e një reforme të thellë të kodit zgjedhor të republikës së Shqipërisë. Në raportin e OSBE ka disa rekomandime që duhen adresuar me qëllim që zgjedhjet e 2021 të zhvillohen me një kod zgjedhore të reformuar”, u shpreh Balla.

Sa i përket krizës politika, Balla tha se bojkoti i institucioneve nuk duhet të ndodhë më. “Bojkoti qoftë ai i institucioneve apo zgjedhjeve nuk të çon asgjëkund.

Unë besoj se nuk ka më parti politike në vend, politikanë të vrapojnë pas rrugës së bojkotit. Jemi të gatshëm me opozitën parlamentare dhe jo parlamentare të bashkëpunojmë në dobi të reformës zgjedhore në një proces të rëndësishëm integrim”, tha Balla./b.l/noa.al/