Transmetuar më 16-09-2019, 10:31

Ashtu sikundër paralajmëruan në seancë plenare, Grupi Parlamentar Demokrat ka dorëzuar në Prokurori një kallëzim për PPP e rrugëve Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren.

Kallëzimi penal u dorwzua në Prokurorinë e Tiranës nga deputeti Halit Valteri, i cili në seancën e së enjtes apeloi Prokurorinë që të nisë hetimet për pr/ligjin për koncesionet e rrugëve.

Në një prononcim për mediat Valteri u shpreh se ky kallëzim në organin e akuzës bëhet për të ndëshkuar grabitësisht.

“Po vjedhin mln euro nga koncesionet e dy rrugëve. Po i ngarkojnë shqiptarëve një borxh publik”- u shpreh ndër të tjera Valteri.

Në kallëzim thuhet se grupi parlamentar demokrat Kërkon: "fillimin e procedimit penal në funksion të veprave penale të parashikuara nga neni 258 i Kodit Penal "Shkelje e barazisë në tendera" dhe nenit 248 i  Kodit Rrugor Shqiptar, Autoriteti kontraktor deri tek vendimarrje e Këshillit të Ministrave lidhur me shkeljet penale të konstatuara që kanë të bëjnë me PPP për segmentin rrugor "Porti i Jahteve- By Pas- Orikum- Dukat dhe PPP për segmentin rrugor Milot-Balldren"./b.l/noa.al/