Transmetuar më 16-09-2019, 09:52
Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar përmes një postimi në facebook të gjithë nxënësit që sot nisin shkollën.
Ndërsa ka uruar për një vit të mbarë e të ndriçuar nga drita e dijes, bashkë me urimin për nxënësit Kreu i PD-sw, ka dhënë edhe mesazhin politik, ndërsa shkruan se lulet që mbajnë sot vogëlushët në duar janë simboli i shpresës dhe besimit tek një e ardhme më e mire.
“Të dashur nxënës, prindër dhe mësues, ju uroj nga zemra vit shkollor të mbarë dhe të ndriçuar nga drita e dijes!
Lulet që mbajnë sot vogëlushët në duar janë simboli i shpresës dhe besimit tek një e ardhme më e mirë për të gjithë fëmijët e Shqipërisë, që nuk do të vonojë!”, shkruan Basha./b.l/noa.al/