Transmetuar më 16-09-2019, 08:43

Aktorja e njohur e serialit “Shtëpiake të Dëshpëruara”, Felicity Huffman është dënuar me 14 ditë burg për dhënien e 15 mijë dollarëve në vitin 2017, që notat e vajzës së saj të përmirësoheshin dhe si rrjedhojë të pranohej në një universitet prestigjioz.

Huffman do të bëjë gjithashtu rreth 250 orë shërbim komunitar, si dhe do të paguajë një gjobë prej 30 mijë dollarësh.

“E pranoj vendimin e gjykatës. Kam shkelur ligjin dhe u shpalla fajtore për këtë krim. I kërkoj falje sërish vajzës, burrit, familjes dhe komunitetit arsimor për veprimet e mia. Mbi të gjitha u kërkoj falje nxënësve që mësojnë e punojnë fort për të hyrë në kolegj dhe prindërve të tyre që sakrifikojnë për ta.

Premtoj që në muajt në vijim do të bëj një jetë të ndershme dhe të shërbej si një model i mirë për vajzat dhe familjen time”, u shpreh aktorja në gjykatë, duke pranuar kështu fajin.

Skandali shpërtheu këtë vit dhe Felicity nuk ishte e vetmja, pasi ishin jo pak, por tetë prindër që u akuzuan për korrupsion. Mes tyre kishte edhe njerëz të tjerë të famshëm dhe me pozitë./b.l/noa.al/