Basha: Rama mashtroi shqiptarët për shëndetësinë falas, vodhi 385 milionë euro me oligarkët
Transmetuar më 15-09-2019, 20:23

Kryedemokrati Lulzim Basha tregon se kryeministri Edi Rama ka mashtruar shqiptarët për shëndetësi falas.

Nëpërmjet një videomesazhi, publikuar mbrëmjen e sotme në llogarinë e tij në Facebook, Basha shprehet se Rama premtoi shëndetësi falas por sipas tij sot shqiptarët paguajnë më shumë.

Basha shprehet se Rama vodhi me oligarkët 385 milionë euro.

“Premtoi shëndetësi falas por bashkë me oligarkët vodhi 385 milionë euro. Sot shqiptarët paguajnë më shumë për shëndetësinë por në spitale mungojnë ilaçet bazë dhe në farmaci tregtohen ilaçe të skaduara.

Ndërsa njerëzit dergjen pa shërbim nëpër spitale me kushte mizerabël, artisti i vjedhjes dhe mashtrimit përdor pushtetin për pasurim dhe qejfe personale”, shkruan Basha në reagimin e tij./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...