Transmetuar më 15-09-2019, 19:22

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Elbasan gjatë një sherri.

Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen “Syrja Dylgjeri” të qytetit.

Mësohet se gjatë një konflikti është qëlluar me thikë, Enver Xhezairi.

I plagosuri është dërguar në spital me dy plagë në trup.

Policia mësohet se ka idenifikuar të dyshuarin që shkaktoi plagosjen dhe po punon për kapjen e tij.

Autori i plagosjes dyshohet se është shtetasi M.Lecaj./a.k/noa.al/