Transmetuar më 15-09-2019, 18:27

Ndoshta do të duhet të ishte dita më e bukur e familjes, por u kthye në mort.

Historia vjen nga Pensilvania teksa një baba ka vrarë veten në ditën kur vajzë e tij do të martohej.

Ai ka hedhur shtëpinë në erë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Trupi i tij u gjet nën rrënoja, ndërsa sipas së bijës, prej kohësh babai i saj ka pasur probleme.

Në momentin e shpërthimit të shtëpisë, jashtë ndodheshin shumë anëtarë e të afërm të familjes së viktimës, të cilët  thonë se e panë atë tek shkallët e banesës, pak sekonda para shpërthimit.

Pas ngjarjes së rëndë, vajza e tij është në gjendje shoku. /k.k/noa.al/