Gol nga goditja e këndit, shqiptari i mahnit të gjithë
Transmetuar më 15-09-2019, 16:32

Futbollisti shqiptar Vangjel Zguro i ka lënë të gjithë pa fjalë teksa ka shënuar gol nga goditja e këndit.

Pogradecari i cili këtë sezon u transferua në Chattanooga Red Wolves në kategorinë e parë të futbollit amerikan, ka ekzekutuar saktë një goditje nga këndi, e cila përfundoi direkt e në rrjetë.

Një gol spektakolar që mrekulloi të pranishmit në shkallët e stadiumit dhe po bën xhiron e rrjetit në mediat edhe përtej Atlantikut.

Forma e treguar dhe paraqitjet pozitive i kanë dhënë të drejtë Zguros për të pretenduar për një vend në kombëtaren kuqezi në të ardhmen. /k.k/noa.al/ 

Loading...
Loading...