Transmetuar më 15-09-2019, 16:13

Një mjet lundrues me flamurin shqiptar ka mbetur i bllokuar në det të hapur si pasojë e një defekti në motor.

Ngjarja është raportuar në gjirin e Vlorës, ndërsa në bord ishin pesë persona.

Në ndihmë të tyre shkoi një mjet i Policisë Kufitare i cili bëri të mundur transportimin në breg të detit.

Raportohet se rreth orës 14:30 të ditës së sotme mjeti u ankorua në Portin e Vlorës. /k.k/noa.al/