Transmetuar më 15-09-2019, 14:41

Një tualet prej ari, që kushton 1 milion paund u vodh në Pallatin Blenheim në Oxfordshire të Britanisë.

Për këtë ngjarje në pranga është vënë një 66-vjeçar.

VC-ja prej ari 18 karat u vendos si atraksion për turistët disa muaj më parë në pallat.

Pallati u mbyll këtë mëngjes për vizitorët për shkak të grabitjes, pasi janë shkaktuar dëme edhe në dysheme.

“Vepra e artit që është vjedhur është një tualet i bërë me ar që ishte vendosur si atraksion për vizitorët e pallatit”, ështu u shpeh një prej hetuesve, Jess Milne.

Besohet që një grup grabitësish kanë përdorur të paktën dy automjete gjatë vjedhjes. /k.k/noa.al/