Transmetuar më 15-09-2019, 14:21

Mbetje njerëzore të 44 personave janë gjetur në shtetin Jalisco të Meksikës, të paketuara në 119 çanta të zeza.

Skeletet u zbuluan nga eksepertët në fillim të muajit shtator pasi banorët u ankuan për erë të keqe në zonë.

Jalisco është zemra e një prej bandave më të dhunshme të drogës në Meksikë dhe kjo është gjetja e dytë më e madhe e trupave të pajetë gjatë këtij viti.

Pjesa më e madhe e trupave ishin të prera, dhe u desh bashkimi i tyre për t’i identifikuar. /k.k/noa.al/