Transmetuar më 15-09-2019, 14:01

Zjarret vijojnë të shkrumbojnë pyje e shkurre në të gjithë vendin edhe pse jemi në mes të muajit shtator.

Dy vatra zjarri janë raportuar në pyjet e Dibrës dhe Bulqizës. Flakët janë prezente prej tre ditësh teksa është kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, ndërsa flakët po ju afrohen banesave. Banorët thonë se sipërfaqja e djegur deri tani shkon në 10 hektarë.

Ata kërkojnë ndërhyrje nga ajri pasi shuarja e zjarrit nga toka është e pamundur.

Vatra tjetër e zjarrit është aktive në Njësinë Administrative Shupenzë. Flakët kanë përfshirë pyjet me dushqe në fshatin Mazhicë. Deri tani besohet se janë djegur rreth 5 hektarë.

Edhe në Petovec të Mbrostarit në Fier janë djegur të paktën 500 ullinj si pasojë e një zjarri që përhapet me shpejtësi. /k.k/noa.al/