Transmetuar më 15-09-2019, 12:05

Policia greke shkatërron një grup kriminal që trafikonte armë dhe mucione nga Shqipëria në ishullin e Kretës, në Greqi.

Nën akuzë janë njëmbëdhjetë personave, 5 prej tyre të huaj.

Në pranga kanë përfunduar 6 prej tyre, të gjithë grekë të moshës 59, 55, 54, 42, 31 dhe 64 vjeç, si pjesë e  grupit kriminal të angazhuar në trafikim të paligjshëm të armëve dhe municioneve.

Sipas hetimeve, autorët kishin importuar nga Shqipëria armë lufte dhe municioni, ndërsa grupi përbëhej nga dy “bërthama”.

Sipas ELAS, ishte grupi shqiptar, i përbërë nga anëtarë që duke vepruar në nëngrupe të veçanta, ishin përgjegjës për grumbullimin e numrit të kërkuar të municioneve dhe grupi i Kretës.

Armët dhe municionet transportoheshin me një kamion, që drejtohej nga 59-vjeçar dhe një pasagjer 54-vjeçar. Mendohet se armët mund të kenë dalë nga mali, duke përdorur kullotat në pronësi të pasagjerit.

Hetimi policor tregoi se nga nëntori i vitit 2018 e deri më sot, ky grup kriminal kishte kryer katër importe të një numri municionesh të pacaktuar nga Shqipëria./b.l/noa.al/