Transmetuar më 15-09-2019, 11:35

Një aksident i rëndë me pasojë një person të vdekur dhe një tjetër të plagosur ësh   të regjistruar paraditen e sotme në Rrugën e Kombit.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën Milot- Morinë, në vendin e quajtur “Fshati Gëziq”, ku shtetasi G.I., rreth 44 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë ka humbur jetën vajza e tij e mitur S.I. rreth 13-vjeçe, e cila ishte pasagjere në mjet, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital nën kujdes mjekësor.

Vajza e mitur pësoi dëmtime të rënda ku fillimisht humbi të dy gjymtyrët e këmbës, dhe pas transportimit me urgjencë në Spitalin e Traumës, ndërroi jetë.

Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./b.l/noa.al/