Transmetuar më 15-09-2019, 11:27

Arrestohen dy persona pasi po transportonin 3 shtetas të huaj të tjerë kundrejt pagesës.

Policia arrestoi në flagrancë P. Gj., 26 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Sipërme në Shkodër dhe S. G., 25 vjeç, banues në fshatin Dragoç të Shkodrës.

Dy shkodranët ishin  me automjetin tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi P. Gj., në bashkëpunim me shtetasin S. G.,  kur po transportonin tre shtetasit e huaj në drejtim të Malit të Zi e me pas në vendet e BE.

Sipas policisë, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”./b.l/noa.al/