Transmetuar më 15-09-2019, 10:31

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës për drejtim të mjetit në gjendje të dehur. Policia u sinjalizua nga qytetarët për shoferin i cili po kryente manovra të rrezikshme në rrugë.

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e djeshme, ku shtetasi A. H., drejtonte mjetin në gjendje të dehur nga Mjull Bathore për në autostradë në Unazë të Madhe dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikuar jetën e këmbësorëve dhe të drejtuesve të automjeteve.

Qytetarët kanë njoftuar në numrin 112 dhe menjëherë sherbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, janë pozicionuar duke i dhënë shenjë për të ndaluar automejtit me të dhënat që ishte rapotrtuar nga qytetarët.

Drejtuesi i mjetit shtetasi A. H., në tentativë për t’ju larguar shërbimeve të policisë ka goditur mjetin e policisë rrugore duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, por është neutralizuar dhe arrestuar në flagrancë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme./b.l/noa.al/