Transmetuar më 14-09-2019, 23:57

I pëlqen luksi, dhe këtë Adelina Tahiri nuk e fsheh.

Këngëtarja duket se “llastohet“ shumë nga i shoqi milioner, me dhurata të shtrenjta, disa prej të cilave i ka treguar në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për çantat më të shtrenjta që ka në koleksionin e saj, të cilat përfshijnë marka të famshme si “Gucci“, “Dior“ etj. “Bebat“ ka shkruar Adelina duke treguar sesa i do aksesorët e vyer të saj.

Këngëtarja shqiptare u martua dy vjet më parë ndërsa vitin e kaluar u bë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë djalin e saj, Jon.

Bashkëshorti i saj është njëri prej avokatëve më të mirë në Maqedoni.