Transmetuar më 14-09-2019, 23:37

Shuhet në moshën 70-vjeçare këngëtari i njohur amerikan Eddie Money.

Money, i cili u bë i njohur në SHBA në vitet 70-80 me këngë si: “Two Tickets to Paradise” apo “Take Me Home Tonight”, u nda nga jeta për shkak të kancerit të ezofagut.

Money gjatë karrierës së tij numëron 11 albume dhe shiti afro 30 milionë kopje, në një karrierë që zgjati katër dekada.

Ai gjithashtu luajti në Real Money, një reality që debutoi vitin e kaluar.

Money ishte në një emision muajin e kaluar kur zbuloi se ai vuante nga kanceri i ezofagut.

“Ishte shumë rëndë që t’i themi lamtumirë burrit dhe babait tonë të dashur. Është kaq e vështirë të imagjinohet bota jonë pa atë. Megjithatë ai do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij,”-shprehen familjarët e të ndjerit nëpërmjet një komunikate.

Fansat e Eddie Money, kanë shprehur pikëllim për humbjen e këngëtarit./a.k/noa.al/