Transmetuar më 14-09-2019, 22:21
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Barbulloj e Re.
Një këmbësor dyshohet se është përplasur nga një automjet tip Fuoristradë
Mësohet se i aksidentuari ka qënë duke ecur anash rrugës kur është përplasur nga automjeti.
Drejtuesi i mjetit tip Fuoristradë është larguar nga vendgjarja.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të aksidentuarit.
Policia në vendgjarje po punon për shkaqet e aksidentit./a.k/noa.al/