Transmetuar më 14-09-2019, 22:07

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij në “Facebook” “sms”-të e këmbyera mes tij dhe një qytetareje e cila i ka pasur problem me regjistrimin e vajzës në një prej gjimnazeve të Tiranës.

Vajza e qytetares kishte përfunduar ciklin 9-vjeçar dhe kishte hasur problem në regjistrimin e saj në shkollën e mesme “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.

Shqetësimi i qytetares ka marrë zgjidhje pas ndërhyrjes së vetë kryeministrit Rama.

Shkëmibimin e mesazheve me qytetaren, dhe zgjidhjen e problemit, Rama e ka bërë publike vetë në llogarinë e tij në Facebook.