Armando Sadiku gjen golin që në debutim me Malaga-n
Transmetuar më 14-09-2019, 21:52

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku e ka nisur më së miri aventurën e tij të re te Malaga.

Elbasanasi ka shënuar gol në ndeshjen e tij të parë me skuadrwn ku ndodhet i huazuar.

Sulmuesi shqiptar ka realizuar pas nje goditje dënimi, duke kaluar në avantazh ekipin e tij në transfertën ndaj Mirandes.

Sadiku u huazua nga Levante te Malaga pa të drejtë blerjeje.

Te bardhekaltërit që luajnë në kategorinë e dytë spanjolle, aktivizohet edhe mesfushori tjetër kuqezi, Keidi Bare.

Ndeshja Mirandes-Malaga përfundoi në barazim 1-1./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...