Transmetuar më 14-09-2019, 21:37

Teuta Vodo, Zëvendësministra e Drejtësisë, konfirmoi se së shpejti Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Danimarkë, me ftesë të homologes së tij.

Danimarka ka qenë një ndër vendet skeptike të BE-së, sa i përket çeljes së negociatave me Shqipërinë.

Kur mbeten edhe pak kohë nga vendimi, kryeministri shqiptar është duke zhvilluar një sërë takimesh në kancelaritë më të fuqishme të Europës, për t’i bindur ato, se Shqipëria i ka plotësuar kushtet dhe nuk ka arsye për një shtyrje tjetër të çelje së negociatave, çka sipas tij është e panevojshme.

Lidhur me progresin e bërë nga vendi ynë, Teuta Voda, u takua me kryeministren daneze, Mette Frederiksen, dhe pas takimit konfirmoi lajmin se ajo është në pritje të Ramës.

“Me Kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, një prej zërave më të fuqishëm të grave në politikë, reformatore progresive dhe mbështetëse e politikave zgjeruese të BE-së”, theksoi Vodo.

“Me përshtypjet më të mira, Frederiksen më përmendi që do të presë me kënaqësi vizitën e Kryeministrit Rama”, shtoi ajo.

Rama ndodhet aktualisht në Berlin, në një vizitë zyrtare, ku takoi edhe kancelaren Angela Merkel, lidhur me çështjen e çeljes së negociatave. Dy vendet më skeptike për momentin mbeten Franca dhe Holanda, megjithatë  “çelësi” besohet se mbetet për momentin në duart e Gjermanisë. /a.m/NOA.al