Transmetuar më 14-09-2019, 21:16

Një aksident ndodhi në rrugën nacionale Bulqizë-Dibër.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Gotovi.

Nga raportimet e para mësohet sesi pasojë e përplasjes së 2 makinave, ka mbetur e plagosur më rëndë një grua.

Ajo ishte duke udhëtuar së bashku me bashkëshortin.

Nuk dihet ende gjendja e saj më e fundit, por njoftohet se pritet të transportohet në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti. /a.m/NOA.al