Transmetuar më 14-09-2019, 20:00

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje pas një kontrolli që ka ushtruar në pjesën e regjimit të jashtëm të burgut të Rrogozhinës,  ka gjetur e sekuestruar një sasi lënde narkotike  e llojit canabis-sativa .

Pas marrjes së informacionit në rrugë operative, policia tha se gjeti një sasi prej 97.1 gramë canabis-sativa.

Sakaq, pas kryerjes së veprimeve proceduriale, nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje, çështja u referua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Po hetohen mënyra sesi është futur lënda narkotike në ambientet e burgut si dhe roli i personave përgjegjës të cilët duhet të parandalonin sendet e palejuara, që përfunduan në brendësi të burgut. /a.m/NOA.al