Transmetuar më 14-09-2019, 19:49

Tirana sa vjen dhe konfirmohet si pretendente për titullin kampion, duke iu lëshuar sfidën Partizanit dhe Kukësit.

Nesër, ora 16:00 luhen dy ndeshjet e mbetura të javës, Laçi-Partizani dhe Bylis Kukësi.

Pasditen e sotme Tirana ka marrë fitoren e radhës, këtë herë me rezultatin 3-1 përballë Skënderbeut në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Bardheblutë e drejtuar nga Ardian Mema zhvilluan një ndeshje të mirë, por arritën të zhbllokojnë sfidën vetëm në minutat e fundit të pjesës së parë, me anë të sulmuesit anglez Michael Ngo’o, duke shkuar në pushim, me avantazhin e një goli.

Megjithatë situata u komplikua në minutën e 67’, kur mbrojtësi i korçarëve Pollozhani arriti të shënojë dhe të rikthejë baraspeshën. Reagimi i bardhebluve ishte i duhuri gjithsesi, pasi në minutën e 85-të ishte Grent Halili, i aktivizuar në pjesën e dytë, që shënoi golin e avantazhit.

Vetëm 5 minuta më vonë ishte mbrojtësi Erjon Hoxhallari që shënoi edhe golin e tretë të bardhebluve, duke vulosur suksesin e tretë na katër javët e para për Tiranën, që shkëputet momentalisht e vetme në krye të renditjes.

Nuk pati fitues në Durrës, në sfidën mes Teutës dhe Vllaznisë, që u mbyll me rrjeta të paprekura. Durrsakët patën një mundësi të artë me Arapin, ndërsa shkodranët kërcënuan me brazilianin Hygor.

Në përfundim të ndeshjes ishin shkodranët e trajnerit Mirsad Jonuz, që arritën të marrin një pikë në një transfertë të vështirë dhe për më tepër, ku luajtën për 40 minuta me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Ramadanit.

Sfida e krizës në Gjirokastër, mes Luftëtarit dhe Flamurtarit, dy skuadra që e nisën shumë vonë përgatitjen për sezonin e ri, përfundoi me fitoren e vendasve me rezultatin 2-1, falë dy golave të Realdo Filit, që zhvlerësuan golin e vetëm të Sukajt në favor të ekipit vlonjat.

Tirana-Skënderbeu 3-1

Shënues: 45+2’Ngo, 86’Halili, 89’Hoxhallari / 67’Pollozhani

Tirana: Bakaj; Doka (74’Vangjeli), Osmani, Imami, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Kale (76’Halili), Hasani, Kobinah, Ngo. Trajner: Ardian Mema

Skënderbeu: Koliqi, Meksi, Pëllumbi, Turtulli, Pollozhani, Muzaka (40’Muja), Taipi, Daja (74’Dita), Krasniqi, Bregu, Gripshi Trajner: Ilir Daja

Luftëtari-Flamurtari 2-1

Shënues: 53′ (p), 89′  Fili / 72′ Vatnikaj

Luftëtari: Paiteris, Dushkaj, Lala, Demo, Rapo (79′ Prikas), Açka, Hyseni, Renja, Fili, Ziaj (73′ Çela), Oshafi (84′ Isufi). Trajner. Jorgos Marantas

Flamurtari: Moçka, Gocaj, Deliaj, Pjeshka, Qarri (70′ Sarris), K.Nebihu, Bajraktareviç, Nikaj, Hoxhaj (57′ Çelaj), B.Nebihu (58′ Vatnikaj), Sukaj. Trajner. Dritan Sadedini

Gjyqtar: Emirjon Sino

Teuta-Vllaznia 0-0

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuros, Avdyli, Aleksi, Vecaj, E.Vila, Kalaja, Nikaç. Trajner. Bledi Shkëmbi

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Malota, Shehi, Marku, Kruja, Ramadani, Hygor, Shtubina, Sinjo, Lika.Trajner. Mirsad Jonuz

/a.m/NOA.al