Transmetuar më 14-09-2019, 19:08

 

Grida Duma ka rrëfyer disa prej të pathënave nga jeta e saj.

Jo të gjithë e dinë se dikur Grida ka studiuar për violinë dhe ka qenë në shkollë artesh, por zgjodhi që të hiqte dorë nga muzika, që në gjimnaz.

Ish-deputetja demokrate ishte e ftuara e parë e Dojna Mema, në emisionin e saj, në TCH.

Një ndër pyetjet më pikante të Dojnës ka qenë pikërisht kjo dhe Grida nuk ka hezituar të tregojë arsyet se pse vendosi të hiqte dorë nga muzika.

“Është e tmerrshme të kesh mamin mësuese në shtëpi. Unë dilja në provim dhe ajo ishte pjesë e komisionit, pastaj ishte shumë e emocionuar dhe largohej, por sapo largohej i thoshte njërës prej zyshave aty, se donte të tregonte që ishte më kërkuese se ato vet dhe nuk më ka ndodhur njëherë të vetme të marrë një rezultat maksimal, megjithëse torturohesha”, tha Grida.

“Vinte koha e plazhit dhe tek oborri i shtëpisë time vinin kushërinjtë që do bëheshin gati, unë i dëgjoja që ata luanin me top unë vazhdoja studioja violinë se duhet të bëja orët e violinës. Kushdo që mendon se arti është një gjë e thjeshtë, është gjëja më e vështirë për tu perfeksionuar. Unë e mbaj mend që fëmijë e sot që studimi i violinës ka qenë më i vështiri që kam bërë, 4-5 orë në ditë dhe nuk ja dola!”- theksoi ish-deputetja e PD-së, Grida Duma. /a.m/NOA.al