Transmetuar më 14-09-2019, 18:36

Gazeta e njohur franceze “L’Equipe” paralajmëron Francën se mbi incidentin  e himnit kombëtar të Shqipërisë, në ndeshjen Francë-Shqipëri, që irritoi shqiptarët, si dhe vuri në lëvizje UEFA-n për të hetuar atë çka ndodhi, në fillim të këtij takimi, kampionët e Botës do të gjobiten me 100 mijë euro.

Komisioni i Disiplinës dhe i Etikës në UEFA e ka analizuar çështjen dhe do ta bëj publik vendimin më 17 Tetor.

Franca pritet të dënohet, por shifra nuk përbën asnjë problem për fuqinë financiare të këtij ekipi, ndërsa ajo që i druhen më tepër “Gjelat” është pezullimi i një apo më shumë ndeshje i fushës.

Franca nuk e ka siguruar ende kualifikimin, ndonëse kryeson grupin bashkë me Turqinë, ndërsa ka për të luajtur ndaj Shqipërisë në muajin Nëntor.

Ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë nisi me 7 minuta vonesë, pasi në “Stade de France”, u ekzekutua himni i Andorrës. Presidenti francez Macron i kërkoi falje kryeministrit Rama, pas incidentit. /a.m/NOA.al