Transmetuar më 14-09-2019, 15:49

Kryebashkiaku i Kamëz, Rakip Suli, pak kohë pas marrjes së detyrës, ka nisur pastrimin e qytetit.

Të paktën kështu është pretenduar nga ekipi i tij, teksa është bërë pastrimi i zonave ku grumbullohen mbeturinat dhe plehrat.

Në dy foto si ishte dhe si është bëhet krahasimi i një vend-grumbullimi të kazanëve të plehrave pasi Rakip Suli mori detyrën e kreut të Bashkisë Kamëz.

Interesant është fakti se në anën e jashtme të kazanit shkruhej slogani i famshëm i opozitës “Rama ik”. Përveç pastrimit dhe sistemit të vendit ku grumbullohen plehrat, Bashkia Kamëz është kujdesur që të lyejë edhe kazanët nga jashtë, ku shihet se nuk ekziston më slogani “Rama ik”.

Kujtojmë se Bashkia Kamëz është drejtuar nga Xhelal Mziu i PD-së, në tre mandatet e fundit, para se drejtimin e saj ta merrte kandidati socialist, Rakip Suli, i cili doli fitues nga votimet e 30 qershorit./a.m/NOA.al