Transmetuar më 14-09-2019, 15:02

Shkollat ​janë  detyruar të mbyllen në qytetin shqiptar të zbrazur nga të rinjtë e rekrutuar nga bandat e drogës, të cilët veprojnë kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Qytetet e vogla si Kruma janë vë nënë në shënjestër, për rekrutimin e të rinjve dhe krijimin e bandave, me qëllimin për tregtinë e drogës.

Media preztigjoze britanike “The Telegraph” i ka kushtua një reportazh fenomenit në fjalë, duke vënë në dukje ai ekziston edhe më gjerë, e qytete të tjera shqiptare, përcjell NOA.al.

Shkolla e pikturuar me ngjyrë të verdhë në qendrën e qytetit të Krume ndoshta do të mbyllet brenda pesë vjetësh, thuhet në reportazh.

Dy vjet më parë kishte 100 nxënës, kurse tani aty janë vetëm 60 nxënës, gati gjysma.

"Nga viti në vit ka një rënie dhe tani edhe fëmijët në moshë fillore po largohen," thotë Elis Dibra, drejtori i arsimit në këtë zonë.

Mijëra të rinj kanë braktisur këtë qytet në Shqipërinë Veriore vitet e fundit për t’u larguar në Mbretërinë e Bashkuar, dhe tani edhe fëmijët e moshës shkollore po bashkohen me ta. Shumë prej tyre rekrutohen për të punuar në tregtinë e drogës në Britani, të kapur gjithnjë e më shumë nga bandat shqiptare.

“Djemtë nga Kruma janë bosët e industrisë së kanabisit," tha Andi, i cili lidh njerëz me trafikantë për “The Telegraph”. “Në të vërtetë është e lehtë ta bësh këtë…, theksoi ai, ndërsa reportazhi tregon sesa dramatik është fenomeni për shoqërinë shqiptare. /a.m/NOA.al