Transmetuar më 14-09-2019, 14:30

Dalin detaje nga dosja e Prokurorisë lidhur me operacionin “Limit”, i cili vuri në pranga 58 persona në tre vite, nën akuzën për trafik të lëndëve narkotike dhe kalim të paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt Europës.

Në dosje janë të transkriptuara bisedat mes anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal të cilët bisedojnë mes tyre, për mënyrat e trafikimit.

Në bisedën e datës 19 dhjetor 2018 rreth mesditës të zhvilluar mes Olger Bamllari dhe shtetasit me emrin “Bledi”, Olgeri e pyet nëse e kishte takuar atë ‘çobanin e vockël’ dhe ai i thotë dje e kishte takuar, shkruan ‘Balkanweb’.

Olgeri i thotë ta marrë të t’i bëjë një program për të folur, por Bledi i thotë se po pret të marrë një telefon tjetër ku ndër të tjera komunikojnë:

Bledi: Dje mo u takova me atë.

Olgeri: Po mirë mo merre një herë në telefon të të bëjë një ashtu…

Bledi: Çar të më bëjë?

Olgeri: Po kështu o një ka… një nga ato, program.

Bledi: Po ja mo se po pres të më sjellin një telefon e do t’i vete direkt. Kupton, o? Po pres të më sjellin një telefon.

Olgeri: Mirë o ksa. Mirë ksa.

Sipas hetimeve aktiviteti kriminal i këtyre grupeve realizohej duke siguruar fara të bimës narkotike kanabis në Holandë, të cilat kalonin tranzit fillimisht drejt Greqisë dhe më pas në Shqipëri, ku dhe kultivoheshin.

Goditja e 4 bandave kriminale, “Limit”, arreston një tjetër anëtar grupi

LIMIT/ Operacion i madh anti-drogë në të gjithë vendin, 57 persona në pranga, 8 shpallen në kërkim

Goditja e 4 bandave kriminale, “Limit”, arreston një tjetër anëtar grupi

LIMIT/ Operacion i madh anti-drogë në të gjithë vendin, 57 persona në pranga, 8 shpallen në kërkim