Ishte një ditë e veçantë sot për një ndër këngëtarët më të njohur në vend, Frederik Ndocin.
Vajza e tij feston ditëlindjen, ndërsa Frederik Ndoci, përveç urimit i dedikoi edhe disa vargje të Gjergj Fishtës.
“Gëzuar Ditlindjen Marilu!”, shkroi Frederik Ndoci, “Edhe 100 vite te tjera te uron babi.”
Më tej, ai i përmendi vajzës faktin se ka lindur si një bekim, në njëditë të veçantë, duke e shoqëruar urimin me mesazhin dhe vargjet e mëposhtme.
“Gëzuar sot në festën e Ngadhnimit të Kryqit”,
“Atë Gjergj Fishta”,
“Ngadhnija e Kryqit”
O Krygjë, o gurrë,
kah rrjedhë per ne gjith mshrira.
Eh! Shtrij krahët t’ú
kahdo rreh dielli e hana,
E fise e popuj,
sa permbledhë hapsira,
Pershij të tana.
Pse veç atje,
ku kapë mbretnija e jote,
Lirín e pagjen gzon n’ket jetë njerzimi, Sundon dashtnija,
shpresa s’asht e kote:
Gjindet shelbimi.
/a.m/NOA.al