Transmetuar më 14-09-2019, 11:19
Foto ilustruese

Vihet në prangat e policisë një person, i akuzuar për aksidentin me pasojë vdekje të pasdites së kësaj të premte, ku humbi jetën një drejtues mjeti.

Nga ana e policisë u bë arrestimi i 31-vjeçarit E.H., banues në Kukës.

Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Krumë- Kukës, në vendin e quajtur “Qafa e Toblit”, duke drejtuar mjeti tip “Mercedes Benz”, lloji kamion, me rimorkio me të cilin po transportonte një eskavator, i cili ka rrëshqitur nga shtrati i rimorkios, dhe ka goditur mjetin tip “Mitsubish”, me drejtues H.N., 55 vjeç, banues në Krumë Has.

I dëmtuari pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Krumës, është transportuar në Spitalin e Gjakovës, Kosovë, ku më pas ka ndërruar jetë.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. /a.y/noa.al

Kukës/ Bie ekskavatori nga kamioni, godet automjetin në ecje, humb jetën shoferi