Transmetuar më 14-09-2019, 11:11

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili publikon një video me anë të së cilës shigjeton Kryeministrin Edi Rama lidhur me çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.ë dhe konfirmimet e rreme që Rama ka dhënë për data zyrtare që nuk ndodhën kurrëm

“Më e pakta mbylleni gojën dhe ikni! Sot po na thonë Rama dhe sejmenët e tij në politikë dhe media, që medemek në 18 tetor Brukseli do të thotë: po me kushte. Kjo është thjesht e njëjta gënjeshtër e dëgjuar për vite me radhë”, shkruan Vasili duke ilustruar me videon që noa.al e sjell më poshtë e ku Rama deklaron një vit e ca më parë se BE gjoja vendosi një datë zyrtare, gjë e cila rezultoi në Rama Fake News.

Vasili shton se vendimi është i tillë vetëm kur përcakton: Hapja e negociatave me datë të përcaktuar dhe pa kushte.

“Po medaljet e ndara një vit më parë nga Rama për suksesin e hapjes së negociatave, po gënjeshtra gjigante e Ramës që paskëshim marrë datën për në qershor të 2019 pas tallazeve të Europës, ku shkuan?”, thotë Vasili duke kërkuar që Rama të mbajë përgjegjësi për Fake News që përhapi në popull.

Në këtë linjë Vasili vijon: “Mbetet tu themi vetëm: Mbylleni gojën dhe ikni!!”. /a.y/noa.al