Transmetuar më 14-09-2019, 11:00

Spikerja e lajmeve, Anjola Hamzaj të cilën e shohim çdo ditë në edicionin e lajmeve të orës 15:30 në Tv Klan, ishte e ftuar pasditen e kësaj të premte tek “Rudina”.

Anjola prej 7 muajsh është bërë nënë dhe ka sjellë në jetë dy binjakë, Luis dhe Emma.

Pikërisht ardhja në jetë e fëmijëve e shkëputi për disa muaj nga ekrani.

“Ishte surprizë faktin që erdhi lindja para kohe. Nuk e prisja, ishte muaji i shtatë, pata një shqetësim të vogël dhe doktori më la të kuptoja që fëmijët ishin shumë të vegjël për të lindur këtu tek materniteti ynë. Mora avionin dhe ika në Itali. Disa e kanë quajtur guxim të ‘çmenduri’ nga fakti që nuk kisha mjek me vete”, tregoi Anjola.

“Muajt e parë kanë qenë sfidë pasi paralelisht me faktin që bëhesha nënë për herë të parë, duhet të përballoja faktin që fëmijët ishin shumë të vegjël. Nuk e kisha luksin të përjetoja vetëm gjëra pozitive, por kjo më bëri të kuptoj rëndësinë e të pasurit një fëmijë të shëndetshëm që është vërtet një privilegj”, tregoi spikerja.