Arsyeja pse shkronjat e para të tastierës janë QWERTY!
Transmetuar më 14-09-2019, 10:30

Historia e tyre daton në vitin 1873 ose më saktësisht më 12 shtator, kur për herë të parë u prodhua makina e parë e shkrimit me tastierën QWERTY.

Shpikësi i saj ishte amerikani Christopher Scholes! Por pse Scholes vendosi këtë renditje në tastierë dhe jo sipas rendit alfabetik.

Në të vërtetë Scholes donte të përdorte rendin alfabetik, por duke hasur në disa vështirësi mekanike në renditjen e shkronjave në tastierë, u detyrua që të bëjë këtë zgjedhje.

Por duke qenë se që nga ai moment ka kaluar shumë kohë dhe teknologjia ka avancuar, atëherë pse edhe sot përdorim këtë lloj tastiere?

Kjo jo vetëm për shkak të trashëgimisë, por sepse është provuar se kjo lloj renditje lejon shkruajtjen e tre fjalëve në sekondë, shkruan noa.al.

Thënë ndryshe thjeshtësia që na trashëgoi Scholes vijon të ndihet edhe sot. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...